Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Të mërkurën ai e ka njoftuar edhe Kryesinë e partisë për vendimin.
E në konferencë për media, Hamza ka thënë se vendimi i hap rrugë procesit të ri zgjedhor brenda partisë.
Ai ka thënë se përgjegjësitë prej 2020-s për ta udhëhequr PDK-në i ka marrë për shkak të përgjegjësisë ndaj partisë dhe jo nga ambiciet politike.
Ka shtuar se gjatë udhëheqjes është përqendruar në ruajtjen e unitetit të partisë.
“Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike. Derisa të kem jetë, do të jem votues besnik i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i kësaj familjeje të madhe politike”, u shpreh ai.
