Micotakis me mesazh për turqit: Greqia nuk është kërcënim për vendin tuaj, ne nuk jemi armiqtë tuaj

TË FUNDIT

Sot, nga Kombet e Bashkuara, dëshiroj t’i drejtohem jo vetëm udhëheqjes turke, por drejtpërdrejt popullit turk me këtë mesazh: Greqia nuk përbën asnjë kërcënim për vendin tuaj. Ne nuk jemi armiqtë tuaj. Ne jemi fqinjë. I vlerësojmë shumë miqësitë mes grekëve të zakonshëm dhe turqve, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ai theksoi se shumica e madhe në të dyja vendet nuk duan konflikte dhe armiqësi politike dhe bëri thirrje “të ecim përpara në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë, me respekt të ndërsjellë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Menjëherë pas fjalimit, kryeministri grek publikoi mesazhin konkret, të përkthyer në turqisht, në profilin e tij zyrtar në “Tuiter”.

error: Content is protected !!