Mickoski: Vendimi i nesërm i Komisionit do të tregojë se a është Filipçe shërbëtor i dëshirave të Zaevit dhe Shekerinskës

TË FUNDIT

I pyetur se cila kohë për VMRO-DPMNE-në do të ishte më e përshtatrme për zgjedhje parlamentarenëse nëse gjendja e jashtëzakonshme përfundon më 16 maj, kreu opozitar Hristijan Mickoski tha se jemi në kohë kur hipotezat duhen lënë anash por ripërsëriti bindjen e tij se kurdo që të mbaheshin zjedhjet, partia e tij do të dilte fituese.

“Për momentin kjo nuk është ndër tre prioritetet e VMRO-DMNE-së. Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Të shohim se si do të jenë vlerësimet e Këshillit për Siguri, të shohim cili do të jetë qëndrimi i Presidentit Pendarovski e më pas mund të dalim me koment për vetë takimin e liderëve që do të mbahet të martën” tha kryetari i DPMNE-së.

Duke komentuar deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe se nesër Komisioni për Sëmundje ngjitëse do të diskutojë nëse ka ose jo kushte për zgjedhje, Mickoski tha se “Komisioni i Filipçes” po mblidhet për të dhënë qëndrim pas premtimeve për skrining dhe pas informacioneve të sotme se Velesi po bëhet vatër e re e koronavirusit.

“Unë jam i sigurt se nëse Filipçe dhe të tjerët vendosin të veprojnë si mjekë dhe njerëz që vërtetë kujdesen për shëndetin e qytetarëve, nuk kam dilemë se qëndrimi do të jetë i ndryshëm nga dëshirat e Zoran Zaevit, Radmilla Shekerinskës dhe udhëheqjes së LSDM-së. Por nëse Filipçe vendosë të bëhet shërbëtor i dëshirave të Zoran Zaevit dhe Radmilla Shekerinskës, atëherë mundem menjëherë t’ua tregoj rezultatin e mbledhjes së nesërme, e kjo është se nuk ka asnjë rrezik, se gjithçka është siç duhet, se shndërrisim dhe se Maqedonia është në gjendje të njejtë si para pandemisë” tha Mickoski./TV21

🔴 [ВО ЖИВО] Прес конференција на Христијан Мицкоски

🔴 [ВО ЖИВО] Прес конференција на Христијан Мицкоски

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 7. Mai 2020