“Dilni nga kutia e qelqtë që e krijoni vetë, dilni dhe dëgjoni të qarat e popullit. Ndaloni konferencat për media dhe zgjidhni problemet.
Sot, më shumë njerëz vdesin në vend çdo ditë krahasuar me Luftën e Dytë Botërore. Për 4 vjet, për sa kohë zgjati pushtimi këtu, 17 njerëz në ditë humbnin jetët në luftë. Sot me këtë qeveri të paaftë numri është 30 deri në 40 persona në ditë.
Pra, vallë keni ndërgjegje, a e dini se çfarë po i bëni vendit. Jepni dorëheqjen dhe mos bëni asgjë, me siguri kështu më shumë njerëz do të shpëtohen.” – thuhet në komunikatën nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.
