Mickoski përshëndet sjelljen e Rezolutës: Nuk duhet të shkelet!

TË FUNDIT

Miratimit të Rezolutës për vijat e kuqe nacionale maqedonase e ka përshëndetur edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Sipas tij teksti i rezolutës në përmbajtje mbeti ashtu siç u dorëzua nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

Vlerëson se kjo rezolutë duhej të ishte kërkuar nga Qeveria.

“Jemi falënderues ndaj subjekteve politike që e mbështetën sinqerisht, por edhe ata që e mbështetën me më pak sinqeritet këtë rezolutë. Ne jemi racional dhe e dimë se fjala e qeverisë nuk mbahet as 5 minuta, por vlerësojmë se kjo rezolutë si akt nuk mundet dhe nuk duket të shkelet, por duhet të jetë një akt primar për këtë dhe qeverinë e ardhshme”, tha Mickoski.