“Mickoski nuk është i privilegjuar”, Këshilli iniciues vazhdon të kërkojë dorëheqjen e tij

TË FUNDIT

Këshilli iniciues për dorëheqjen e Hristijan Mickoskit nga posti kryetar i partisë VMRO-DPMNE edhe sot kërkoi që Mickoski sa më parë të organizojë kongres për të zgjedhur kryetar të ri. njëri nga iniciuesit Borçe Stamov tha se Mickoski nuk duhet të jetë i privilegjuar para Gruevskit e Georigevskit të cilët menjëherë pas humbjes së parë në zgjedhje kishin dorëzuar dorëheqje.

 “Kryetarët e mëparshëm Georgievski dhe Gruevski, të dy kanë udhëhequr partinë për më shumë se 10 vite dhe të cilët e kanë udhëhequr nëpër shumë suksese dhe fitore, dhe në humbjen e parë ruajtur këtë standard. Kryetari aktual as nuk ka sjell asnjë fitore dhe sukses dhe nuk ka asnjë arsye racionale që ai të jetë i privilegjuar para Gruevskit e Georgievskit”, tha Borçe Stamov, Këshilli iniciues për dorëheqjen e Mickoskit.

Mickoski deri më tani nuk i është përgjigjur kërkesës së bashkpartiakëve të tij, por nga selia e VMRO-DPMNE-së thonë se deri tek partia nuk ka arritur asnjë kërkesë e tillë për dorëheqjen e liderit.

 “Ne nuk plotësojmë dëshirat dhe qejfet e dikujt ose ëndrrat fëmijërore ose apetite që nuk janë plotësuar periudhën e kaluar. E përsëris dhe e potencoj, në parti ka organe partiake që vendosin për çdo lloj procesi në të ardhmen. Te ne si parti politike nuk ka arritur asnjë lloj kërkese nga i vete ashtuquajtur Këshilli iniciues ose sido që të jetë. Nëse arrin një kërkesë e tillë do të shqyrtohet në organet partiake dhe mbi të do të vendoset dhe do të ju përgjigjemi”, deklaroi Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE.

Në mesin e iniciatorëve që kërkojnë dorëheqjen e Mickoskit, mes tjerash është edhe ish shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov, dhe se çdo ditë e më shumë po marrin mbështetje nga anëtarë të DPMNE-së për dorëheqjen e Mickoskit.