Elmi Aziri nga Fronit Europian foli edhe për lojërat e fatit online pasi nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se janë mbyllur, përcjell TV21. Aziri këtë e quan manipulim, pasi siç thotë, kazinotë po funksionojnë dhe po shtohen çdo ditë.
“Unë mendoj se kjo është një manipulim që i bëhet opinionit dhe jo rastësisht është imponuar si temë gjoja e një arritje. Në vitin 2022, në prill, Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar ne parlamentin e Maqedonisë së Veriut propozim ligjin për mbylljen e kazinove. Është VMRO-DPMNE-ja e cila në atë kohë e kishte kryetarin e komisionit për Financa dhe Buxhet, e cila dy vite të tëra nuk e futi në rend të ditës propozimin e ASH. E pengoi mbylljen e kazinove. Të njëjtën gjë e përsëritëm tani si Front, por deputeti i VMRO-së propozoi largimin e propozim ligjit të Frontit Europian nga rendi i ditës. Po shihet qartë se kjo që po përmendet si arritje e VLEN-it është një projekt, një pjesë e programit të VMRO-së. Me këto eliminime deklarative që po i bëjnë të lojërave online, vetëm se po krijojnë monopol të disa kompanive sepse po e shohim se kazinotë po funksionojnë, edhe po shtohen çdo ditë”, tha Aziri.