Presidenti shqiptar Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar fitoren e Xho Bajdenit për president të SHBA-së si dhe të nënpresidentes Kamala Haris.
Meta në Tuiter ka shkruar se “forcimi i lidhjeve mes flamurit shqiptar dhe amerikan duhet të shihet si prioritet”.
“Urime për Xho Bajdenin dhe Kamala Harisin për fitoren e tyre në zgjedhje në SHBA. Prioritet është bashkëpunimi me presidentin e sapozgjedhur Bajden për forcimin e lidhjeve shqiptare më SHBA-në dhe partneritetin tonë strategjik”, ,ka shkruar Meta.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se ka qenë privilegj të punohet me presidentin Tramp dhe administratën e tij, derisa fitorja e Bajdenit është spektakolare.
“Ka qenë privilegj dhe kënaqësi bashkëpunimi me presidentin Tramp dhe administratën e tij dhe duke i uruar presidentit të sapozgjedhur Xho Bajden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur ta vazhdojë bashkëpunimin në forcimin e partneritetit tonë strategjik me SHBA-në”, ka shkruar Rama.
Zgjedhjen e Bajdenit për president të SHBA-së e kanë uruar edhe lideri i partisë opozitare Lulzim Basha si dhe përfaqësues të tjerë të jetës politike në Shqipëri.
