Mesi po përballet me gjobë deri në 60 mijë euro për organizimin e një darke me bashkëlojtarët

TË FUNDIT

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi mund të ndëshkohet për shkeljen e masave për -anti-Covid-19, publikoi edicioni i sotëm i “AS-it” spanjoll.

Më 3 maj, argjentinasi organizoi darkë pune duke i grumbulluar bashkëlojtarëve para ndeshjes së ardhshme të kampionatit spanjoll kundër Atletiko Madridit.

Futbollisti është duke u përballur me gjobë prej 3 deri në 60 mijë euro. Në Katalonjë ka kufizim për tubimin e më shumë se gjashtë personave në një hapësirë. Kjo masë është deri më 8 maj. Është vërejtur se në darkën në shtëpinë e Mesit ka pasur rreth 50 persona.