Merkel: Ka hapësirë për marrëveshje me Britaninë e Madhe

TË FUNDIT

Shenjat se Britania e Madhe ndoshta po shkon drejt marrëveshjes për tërheqje nga Bashkimi Evropian nën kushte të veta janë të hidhura, por ende ka hapësirë për marrëveshje për lidhjet e ardhshme, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ajo tha se nuk mund të kumtojë se është arritur marrëveshje.

“Derisa zgjasin negociatat për Bregzitin, unë jam optimiste”, tha Merkel.

Ajo shtoi se shumë do të varet nga ajo se çka dëshiron Britania nga marrëveshja.