Merkel: Gjermania është me Austrinë në luftën kundër terrorizmit

TË FUNDIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shok nga sulmet terroriste në Vjenë dhe potencoi se  Gjermania fuqishëm është me Austrinë në luftën kundër terrorizmit.

“Në këto orë të tmerrshme, kur Vjena u bë cak i dhunës terroriste, mendimet e mija janë kahëzuar ndaj qytetarëve dhe forcave të sigurisë të cilat përballen  me rreziqe”, shkruajti Merkel në Tuiter.

Ajo potencoi se gjermanët shprehin solidaritet me miqtë e tyre austriak.

“Lufta kundër terrorizmit është lufta jonë e përbashkët”, theksoi Merkel