Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se “mund të jemi të lumtur” me arritjet në luftën kundër virusit korona.
Ajo sot i falënderoi qytetarët e Gjermanisë dhe vlerësoi se kontrolli ndaj pandemisë është më i mirë, por theksoi se shoqëria ende është në fillim të pandemisë.
Merkeli ende nuk mund të konfirmojë se a do të jetë fizikisht e pranishme në samitin e planifikuar të G7 në SHBA, tha zëdhënësja e saj, duke shtuar se kjo do të varet nga ajo se si do të zhvillohet pandemia./MIA
