Në protestat antiqeveritare në Bjellorusi, në të cilat dje kanë marrë pjesë rreth 4.800 protestues, janë arrestuar 51 persona, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Bjellorusisë.
“Numri më i madh i protestuesve kanë qenë në Minsk, Brest dhe Molodeçno”, theksohet në kumtesë.
Në të njëjtën kohë, në Bjellorusi janë mbajtur disa mitingje për mbështetjen e paqes dhe sigurisë, në të cilat kanë marrë pjesë rreth 16.750 persona, lajmëroi agjencia TASS.
