“Më pëlqejnë rekordet që janë shumë të vjetra”, Drita Islami synon ta thyejë rekordin 40 vjeç të vjetër në RMV

TË FUNDIT

Atletja më e mirë e vitit në Maqedoninë e Veriut, Drita Islami në Pastel në TV21 tha se për vitin 2024 planifikon të thyejë rekordin 40 vjeçar të vjetër në vrap në 400 metra pa pengesa. Islami që aktualisht ka rekord në 57.53 sekonda tha se mendon ta thyejë rekordin e saj, të kalojë në 56 sekonda, por që synim mbetet edhe rekordi i vjetër 40-vjeçar.

“I kam disa rekorde tjera, disa synime tjera që ia kam vendosur vetes. Është edhe rekordi në 400 metra pa pengesa, i cili është 40 vjet i vjetër ky rekord dhe këtë vit kam dëshirë që ta provoj, ta sfidoj veten edhe në 400 metra, pa pengesa dmth. Mua më pëlqejnë rekordet që janë shumë të vjetra”, tha atletja Islami në TV21.