Me mjet të mprehtë plagoset 18-të vjeçari nga Tetova te parku i “Gruas”

TË FUNDIT

Mbrëmë rreth orës 23 me mjetë të mprehtë është plagosur një 18 vjeçar nga Tetova, pas një zënke verbale me dy persona të tjerë, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë.

“Më 04.08.2020 rreth orës 23.00, në SPB-Tetovë është raportuar te parku i ,,Gruas“ që gjendet në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, ka ndodhur një zënkë verbale e cila u shndërrua në sulm fizik në mes personave M.S. (18) nga Tetova në njërën anë dhe në anën tjetër personat R.Z. dhe K.V. me ç’rast R.Z. me anë të një mjeti të mprehtë i ka shkaktuar disa plagë shpërthimi në trup 18-vjeçarit M.S.

Personi i lënduar M.S. është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, për ti ofruar ndihmë mjekësore.

Pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, menjëherë e kanë privuar nga liria personin R.Z. dhe i njëjti me urdhër të Prokurorit publik është mbajt në Stacionin Policor në Tetovë për procedura të mëtejshme, ku edhe punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e
plotë të rastit”, kumtojnë nga SPB-Tetovë.