Mbyten 41 emigrantë në ujërat e Italisë

TË FUNDIT

Dyzet e një emigrantë kanë vdekur pasi një anije u  mbyt në ishullin italian të Lampedusa, thanë të mbijetuarit për mediat lokale, raporton BBC, përcjell portali tv21.tv

Një grup prej katër personash që i mbijetuan katastrofës u thanë shpëtimtarëve se ishin në një varkë që ishte nisur nga Sfax në Tunizi dhe ishte fundosur rrugës për në Itali.

Më shumë se 1800 njerëz kanë humbur jetën deri më tani këtë vit në kalimin nga Afrika e Veriut në Evropë./21Media