Masat qeveritare në favor të të pasurve? Jovanoviq: Shteti t’i mbrojë njerëzit sistematikisht

TË FUNDIT

Pakoja e re e masave qeveritare për ndihmë të ekonomisë janë afatshkurtra dhe problematike, mendon ish këshilltari i ministrit të financave Branimir Jovanoviq, duke shtuar se përsëri lëshohet mundësia që të zgjidhen problemet esenciale me të cilët qytetarët ballafaqohen me vite të tëra.

“Masa gjithashtu paraqet edhe legalizim i ekonomisë gri, përkatësisht evazionit tatimor, përkatësisht do tu mundësojë kompanive që të ardhurat që nuk i kanë paraqitur muajve të kaluar t’i paraqesin për fundjavë, pa paguar tatim. Masa është problematike edhe për kompensim për personat që kanë ngelur pa punë dy muaj. Në vend që Qeveria t’i përfshijë me sistem ata punëtorë, u thotë se do të fitojnë kompensim vetëm për dy muaj”, tha Branimir Jovanoviq, ish këshilltar i Ministrit të Financave.

Sa i përket masës me kartelat për pagesë, Jovanoviq mendon që i bie pre korrupsionit për arsye se për të duhet të bëhet furnizim publik, të shpallet tender, të përpunohen ato kartelat, që kërkon shumë kohë.

Këshilltari për çështje ekonomike, i kryeministrit Spasovski sot kumtoi se aplikimi për pakon e tretë do të jetë i thjeshtë dhe do të njihet në dy apo tre javët e ardhshme.

“Çdo masë targeton grup të veçantë të qytetarëve. Kartelë pagesore fitojnë të gjithë personat që janë të papunësuar apo që marrin ndihmë minimale. Në evidencat tona janë rreth 130-140 mijë qytetarë, por të gjithë ata nuk duhet të kenë të ardhura shtesë më shumë se 15 mijë në muaj”, tha Fatmir Bityqi, këshilltar për Çështje Ekonomike në Qeveri.

Qytetarët që i anketuam thonë se tani për tani nuk janë të kënaqur nga masat e Qeverisë.

Qytetarët:

-“Nuk marr asnjë ndihmë nga Qeveria. Për momentin nuk jam e punësuar, kam kënduar nëpër kafene. Ne jemi më të goditur dhe nuk kemi asnjëfarë ndihme. Për fat të mirë janë mirë e shëndosh prindërit, dhe jetojmë nga pensioni i tyre”.

-“Ata duhet tu japin para njerëzve ose tu japin çdo muaj atyre që janë të rrezikuar. Kështu është në Amerikë, Gjermani, Austri, 9 mijë çdo muaj, unë në ditë harxhoj nga një mijë”.

Vlera e pakos së tretë ekonomike është 355 milion euro për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare të qytetarëve, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe shpërblim për punëtorët shëndetësor.