Masa të reja në Gjermani: Testim i përditshëm për të punësuarit

TË FUNDIT

Bundestagu gjerman solli pesë ligje për parandalim të koronavirusit dhe votuan të mos prolongohet “gjendja epidemiologjike nga vlera nacionale” dhe zyrtarisht të përfundojë më 25 nëntor.

Ajo ishte vendosur në mars të vitit 2020, si bazë juridike për Qeverinë federale gjermane të mund të ndërmarrë masa në mbarë vendin, siç është vendosja e kufizimit për udhëtim. Partitë politike të cilat duhet ta formojnë qeverinë e ardhshme propozuan pako të re të rregulloreve të cilat së pari duhet të miratohen nga Bundestagu, dhoma e lartë e Parlamentit.

Në plane janë edhe testimi i përditshëm për të punësuarit dhe vizitorët e shtëpive të pleqve, pa dallim nëse janë të vaksinuar ose jo.

Ata gjithashtu e përfshijnë rregullën 3G (geimpft, genesen, getestet) e cila kërkon nga njerëzit të tregojnë dëshmi për vaksinimin e plotë, virusin e kaluar ose test negativ për koronavirusin.

Megjithatë 16 krahina gjermane do të mund të mbajnë dhe vendosin masa mbrojtëse. Ato përfshijnë kufizimin ose ndalesën e ngjarjeve rekreative, kulturore dhe sportive, ndalesë për hyrje në institucionet shëndetësore dhe shitje dhe konsum publik të alkoolit dhe mbyllje të universiteteve.

Masat nuk do të përfshijnë mbyllje të shkollave, kufizime të përgjithshme për udhëtim ose vaksinim i obligueshëm. Ligji i ri parashikon vendosje të dënimeve të ashpra deri në pesë vjet burg për falsifikuesit e dokumenteve dhe vërtetim për koronavirusin. Falsifikimi i vërtetimeve për kovid u bë problem i madh në Gjermani, pasiqë policia kumtoi se dokumentet e tilla të rreme mund të shiten edhe deri në 400 euro.