Mas: Mos llogarisni në marrëdhënie më të mira me SHBA-në, nëse Trampi i humb zgjedhjet

TË FUNDIT

Marrëdhëniet midis Berlinit dhe Uashingtonit nuk do të përmirësohen automatikisht nëse Donald Trampi humb në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, deklaroi shefi  diplomacisë gjermane Hajko Mas.

“Ata në Evropë, të cilët mendojnë se gjithçka do të ndryshojë në Shtëpinë e Bardhë do të duhet të përgatiten në faktin  se madje edhe në këtë rast, se marrëdhëniet nuk do të relaksohen si dikur”, theksoi Masi për “Rajnishe post”, duke shtuar se politika amerikane e jashtme dhe dhe e sigurisë nuk ka ndryshuar nga ardhka e Trampit në pushtet.

Masi theksoi se Berlini punon në atë që marrëdhëniet translatlantike të kenë të ardhme pa marrë parasysh dallimet në mendime.

“pamë se komunikimi është vështirësuar dhe se Shtëpia e Bardhë  merr vendime pa bisedë paraprake me partnerët në Evropë. Dhe anasjelltas, SHBA-ja mbetet partneri ynë më i rëndësishëm jashtë Evropës”, potencoi Masi.

Ai i pyetur për tentimet e Trampit që ta kthejë Rusinë në G-7 theksoi se është kundër për shkak të aneksimit të Krimesë dhe përplasjet në Ukrainën Lindore.

“Derisa të gjemë zgjidhje nuk ka gjasa kjo të ndodhë. Vetë Rusia mundet më pak të kontribuojë për hapjen te sërishme të asaj dere”, theksoi Masi.