Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas, sot deklaroi se liderët e Bashkimit Evropian po konsiderojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor.
Mas më parë foli me ministrin francez të Punëve të Jashtme Zhan-Iv Le Drijan dhe të dy palët ranë dakord të adresojnë sjelljen shqetësuese të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe më gjerë duke përfshirë bashkëpunimin në “luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit” që e kërcënon sigurinë e BE-së.
Kontesti i Turqisë me BE-në, veçanërisht me Francën, ka të bëjë me një larmi çështjesh, duke përfshirë vërejtjet nga presidenti francez Emanuel Makron mbi Islamin dhe veprimet e Ankarasë në Mesdheun lindor.
Në kumtesën zyrtare përpara takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, Mas theksoi se: “Çdo herë që ka provokime të reja, për fat të keq, kështu që varet nga Turqia. Nëse nuk ka disa sinjale pozitive nga Turqia deri në dhjetor, nëse vazhdojnë provokime të tilla si vizita e Erdoganit në Qipron Veriore do të ketë diskutim të nxehtë në samitin e liderëve të BE-së në muajin dhjetor”.
