“Nuk është korrekte që ministri të hyjë në procedurën e zgjedhjes e as t’i komentojë zgjedhjet”, tha njeriu i parë i Ministrisë së Drejtësisë, Bojan Mariçiq në një deklaratë për TV21.
Sipas tij, ky është vlerësimi i Këshillit të prokurorëve publikë.
“Mendoj se nuk është e kontestueshme se ajo është prokurore cilësore, atë e tregoi në vepër. Në fakt, qeveria me marrëveshje me Prokurorinë e propozoi për përfaqësuese të Euroxhastit, ky është rrjet evropian për bashkëpunim gjyqësor-prokuror në Hagë, ku ajo e përfaqëson shtetin. Mendoj se me këtë e kemi treguar mendimin tonë”, deklaroi për TV21, Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.
Mariçiq mendon se Këshilli i prokurorëve ka mënyrë dhe kritere për të vlerësuar se cilët prokurorë duhet të zgjidhen, ndërsa qeveria në atë pjesë nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të komentojë
“Duhet pasur parasysh se ky është vetëm rrethi i parë i zgjedhjes. Unë jam i sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe zgjedhje të tjera të prokurorëve në nivele të ndryshme, kështu që çdo prokuror i mirë dhe cilësor i cili ka se çfarë të ofrojë mund të shpresojë dhe të konkurrojë për t’u zgjedhur në të ardhmen. Ky nuk është konkurs i parë dhe i fundit ose shpallje në të cilën zgjidhen prokurorë”, shtoi Mariçiq në një deklaratë për TV21.
