Cikli i vazhdueshëm investues në rrjetin e ujësjellësit është imperativ në luftën për ulje të humbjeve të ujit nga burimi deri tek gota, që në pajtim me të dhënat për vitin 2023 në nivel të mbarë shtetit mesatarisht është mbi 60 për qind. Kjo u cek në Asamblenë e 32-të të përgjithshme të rregullatorëve të ujit nga Bashkimi Evropia – WAREG (European water regulators), që po mbahet sot në Shkup.
Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE), Marko BIslimovski theksoi se në rajon jemi një ndër vendet me humbje më të mëdha.
“Në Maqedoni humbjet e ujit, diku në novel të tërë shtetit janë 62-63 për qind. ne si komision rregullator për energjetikë disa herë kemi thënë se nuk ikim nga përgjegjësia dhe jemi të gatshëm ta caktojmë çmimin përfundimtar për të gjitha shërbimet e ujit, duke pasur parasysh përvojën tonë edhe në energjetikë, me atë që garantojmë se do ta përmirësojmë efikasitetin e kompanive, do të mundësojmë numër më të madh të investimeve dhe në llogari të kësaj, do t’i ulim humbjet e ujit në nivel shtetëror dhe me atë rast, nuk do të shkaktojmë kurrfarë tronditje çmimesh. Do të thotë, me uljen e humbjeve, do të rriten sasitë që do të faturohen dhe në atë mënyrë, nuk do të ketë kurrfarë nevoje për rritje të çmimit për shërbimet e ujit”, tha Bislimovski në deklaratë për mediumet.
