Maas: I rrezikshëm diskutimi për ndryshim kufijsh në Ballkan

TË FUNDIT

Do të ishte e vështirë të mendohej se mund të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan pa dhunë dhe gjakderdhje, vlerësojnë Johhana Deimel, analiste për Ballkanin dhe Valeska Esch, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e Institutit Gjerman Aspen.

Ato mbështesin qëndrimin e ministrit të jashtëm gjermanHeiko Maas, të paraqitur gjatë vizitës së tij në rajon, se idetë e ripërcaktimit të kufijve në Ballkan janë të rrezikshme.

Përveç që i quajti joreale dhe të rrezikshme këto ide, Maas gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd më 22 dhe 23 prill, tha gjithashtu se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdojë dhe se zgjidhja kërkon kompromise, por duhet të përfshijë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Kjo ishte vizita e parë e një ministri të jashtëm i ndonjë prej vendeve anëtare të BE-së, që kur mediat në Ballkan, raportuan për një letër që kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, ku thuhet se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar dhe si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon, është ricaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“E konsiderojmë të rrezikshëm edhe vetëm diskutimin që bëhet për këtë çështje”, ka thënë Maas në Prishtinë./REL