Luftë për të mbijetuar, mbi 18.000 veta kanë mbetur pa punë për shkak të korona-krizës

TË FUNDIT

36-vjeçari Goran Pinza nga Manastiri është menaxher i diplomuar për turizëm dhe hotelieri. Edhe ai njëjtë si mijëra të tjerë ka rënë në “duart e pasigurisë”. Për 10 vjet ka punuar si ciceron i licencuar në territorin e vendit tonë dhe jashtë. Për shkak të pandemisë është detyruar të kërkojë punë të re, sepse turizmi është dega më e prekur nga korona-kriza. Për momentin punon në një objekt hotelierik, por, siç thekson, nuk e di se deri kur do të mund ta mbajë vendin e punës, pasi sot mbyllen të gjitha lokalet. Thotë se duhet të vazhdojë të luftojë për mbijetesë.

“Vitin e kaluar në këtë periudhë filloi pandemia dhe të gjithë mbetëm pa punë. Shumica prej nesh që nuk ishin të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejt në agjencitë turistike, pasi unë isha “fri-lenser” dhe punoja për më shumë agjenci, duhej të gjendeshin në mënyra të ndryshme. Unë fillova të punoj në një lokal, në një objekt hotelierik, por siç e dini, prej sot as atje nuk do të ketë punë për së paku 2 javë. A do të mbetet me kaq, do të shohim”, deklaroi ai.

Nuk është i vogël as numri i nënave që ishin të detyruara të japin dorëheqje, sepse konsideronin se çerdhet nuk janë vende të sigurta gjatë pandemisë.

“Vetë dhashë dorëheqje, sepse konsideroj se çerdhet nuk janë vende të sigurta për t’i dërguar fëmijët gjatë pandemisë. Mendoj se ne që jemi në pushim të lindjes meritojmë që të na vazhdojnë pushimin për një periudhë të caktuar dhe të kemi një rrogë minimale”, shtoi ai.

Që nga fillimi pandemisë në Maqedoni deri e në shkurt të këtij viti janë regjistruar 18.266 të papunë si rezultat i covid-krizës. Në vend ka gjithsej 159.608 të papunësuar.

Papunësia nëpër qytete si rezultat i kovid-krizës:
Shkupi – 3.727
Kumanova – 1.356
Tetova – 1.157
Prilepi – 1.340
Manastiri – 1.257

Këto janë veprimtaritë më të prekura në të cilat më shumë punëtorë kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë me koronavirus:

“Shumica e njerëzve që kanë humbur punën e tyre dhe janë regjistruar në Agjencinë për Punësim janë nga industria përpunuese, respektivisht 6.340 persona që i bie 34.7% dhe nga veprimtaria e tregtisë me shumicë dhe pakicë – 3.545 persona ose 19.4%. 1.433 veta nga objektet e akomodimit dhe nga veprimtaria e shërbimit të ushqimit. 1.097 njerëz nga fusha e ndërtimtarisë, 994 nga veprimtaria e shërbimit administrativ dhe ndihmës dhe 840 persona nga sektori i transportit dhe magazinimit”, deklaroi Drejtori i Agjencisë për Punësim, Abdush Demiri.

Sipas bazës për ndërprerje të marrëdhënies pune, 7.224 persona kanë mbetur pa punë për shkak të skadimit të marrëveshjes me afat (kohëzgjatje) të caktuar, 4.366 marrëdhënien pune e kanë prishur me marrëveshje mes palëve, 2.517 punëtorë vetë kanë dhënë dorëheqje, 1.502 janë pushuar nga puna për arsye biznesi, 1.266 persona janë larguar nga puna nga punëdhënësi, 422 për shkak të falimentimit, likuidimit, kurse 209 qytetarë kanë mbetur pa vendin e tyre pune sepse punëdhënësi ka ndërprerë veprimtarinë e tij.