Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 tha se pa marrë parasysh kërkesave të ambasadës së Ukrainës, shtetasit tanë duhet ta kenë parasysh se Kodi Penale i Maqedonisë së Veriut dënon shtetasit tanë që marrin pjesë në luftëra të huaja.
“Unë e lexova publikimin në rrjetet sociale të Ambasadës ukrainase, e cila fton për vullnetarë. Ne ua kemi bërë me dije njerëzve, se me nenin 322A të Kodit Penal, lufta në shtete tjera dënohet me burg, më së paku 5 vite dhe kjo vlen për çdo luftë”, deklaroi mes tjerash Osmani.
