LSDM dhe koalicioni mbajti miting në Gjevgjeli. Në këtë qytet socialdemokratët synojnë edhe një mandat me Sashko Pockovin. Ky i fundit gjatë fjalimit të tij foli mbi projektet e realizuara deri më tani dhe premtoi vazhdimin e agjendës së gjelbër evropiane për Gjevgjelinë. Përmendi projektet që ka realizuar në periudhën e kaluar si zgjedhjen e problemit me ujin e pijshëm, ndërtimin e deponisë lokale, ndërtimin e rrugëve dhe rrugicave.
“E kërkoj mandatin e dytë që ta rrumbullakojmë vizionin për një Gjevgjeli të gjelbër dhe evropiane. Këtë e premtuan edhe në 2017 dhe punuam në këtë agjendë, një pjesë e madhe e projekteve do të jenë në programin i cili do të shpërndahet në çdo shtëpi”, tha Sashko Pockov – kandidat i LSDM-së për kryetar të Gjevgjelisë.
