LR – PDSH: respektim I marrëveshjes, të miratohen planet e prokurores speciale!

TË FUNDIT

Lëvizja për Reforma – PDSH ka bërë thirrje që grupet punuese të partive politike të vazhdojnë me dialogun politik, duke respektuar dinamikën dhe afatet e parapara sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Nga kjo parti kërkohet që të ndërpriten obstruksionet ndaj punës së Prokurores Speciale, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publik të heq dorë nga roli i zbatuesve të agjendave partiake.

Lëvizja për Reforma – PDSH ka reaguar edhe kundër aksioneve të fundit policore në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës. Sipas kësaj partie, këto veprime nuk mund të shlyejnë dyshimet se ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë janë skenarë i montuar.

Lëvizja për Reforma ndër të tjera theksoi se nuk do të lejohet viktimizimi i mëtejshëm i shqiptarëve, nga ata që duan të ikin nga përgjegjësia për krizën politike.