Lirohen karburantet e naftës

TË FUNDIT

Karburantet nga mesnata do të lirohen deri në një denar e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Eurosuper BS-95, Eurosuper BE-98 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulen për një denar, ndërsa dizeli për një denar e gjysmë.

Në pajtim me këtë vendim të ri KRRE, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 68 denarë për një litër, ndërsa dizeli për 55 denarë për një litër. Çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 44,5 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit zvogëlohet për 0,999 den/kg dhe tani do të jetë 34,426 den/kg.