Limaj në "Click": Referendum për çështjen e 'zajednicës'!

TË FUNDIT

Fatmir Limaj, njeriu i parë i Nismës për Kosovën, në edicionin e sotëm të emisionit të debatit “Click” të RTV 21 thotë se referendumi është e vetmja zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar me bashkësinë e komunave serbe. Ai thotë se edhe pse nuk ka hapësirë ligjore për referendum, ajo mund të krijohet shpejt.

“Në këtë situatë adekuat është referendumi. Kemi pasur situata kur kemi bërë ndryshime kushtetuese brenda ditësh. Ne mund të kemi një ligj për referendumin brenda dy ditësh. Qytetarët duhet të flasin”, tha Limaj.

Limaj u shpreh se pozita dhe opozita fillimisht nuk pajtohen edhe në pikën se a ka apo nuk ka krizë në Kosovë. Për pozitën, thotë Limaj, në Kosovë nuk ka krizë. Por kjo sipas tij nuk është e vërtetë. “Në Kosovë ka krizë dhe ky konstatim është shumë i rëndësishëm sepse nëse paradite thonë nuk ka krizë e pasdite thonë hajde bëjmë dialog, atëherë si nuk ka krizë. Kemi një situatë jonormale, kush i ka fajet dhe pse ka ardhë dhe si ka ardhë, debatojmë. Gjendja është keq dhe ka krizë”, theksoi ai.