Ligjet kyçe të sillen përmes dialogut! Gir: Kthimi i besimit në gjyqësor është prioritet numër 1

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: Është gënjeshtër që Kleksani nuk është në listën pozitive të medikamenteve

Nga Ministria e Shëndetësisë sot i mohuan me forcë pretendimet e deputetit të partisë opozitare Antonio Miloshoski të publikuara...

(VIDEO) Gjenden armë në Bllacë, afër kufirit me Kosovën

Më 24.01.2021, sipas informacioneve të marra më parë se në fshatin Bllacë, afër kufirit me Kosovën, ishin varrosur armë...

CIIE organizon ngjarje promovuese për të tërhequr ndërmarrjet e huaja

Ekspozita e katërt Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) organizoi ngjarjen e saj të parë promovuese për ndërmarrjet e...

Manchester United-Liverpool, ndeshja kryesore sot në FA Cup

FA Cup rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të raundit të katërt. Skuadrat si Chelsea, Leicester...

BE: Do t’i detyrojmë kompanitë farmaceutike ta respektojnë marrëveshjen për dërgesë

Bashkimi Evropian do t’i detyrojë të gjitha kompanitë farmaceutike, me të cilat ka nënshkruar marrëveshje, ta respektiojnë pjesën e...

Të gjithë duhet të angazhohen, sepse besimi i qytetarëve në gjyqësor është prioritet numër 1, tha ambasadori i BE-së Dejvid Gir, gjatë prezantimit onlajn të projektit “Mbështetje e procesit për reforma në gjyqësor.

“Në raportin e tetorit të vitit të kaluar, Komisioni Evropian ka vërejtur avancim të mirë në forcimin e sundimit të së drejtës dhe zbatimin e reformave në gjyqësor, duke përfshirë edhe emërimet e realizuara sipas meritës. Këtu është edhe Ligji për Prokurorinë Publike i cili hyri në fuqi qershorin e kaluar, e i cili siguron zgjidhje të qëndrueshme të rasteve dhe përgjegjësi për veprat penale që dalin nga përgjimet e paligjshme”, tha Gir.

Ai nënvizoi se ligji duhet të sigurojë gjyqësor të pavarur, i cili do t’u rezistojë presioneve të jashtme.

“Në thelb, reformat në gjyqësor janë në interes të qytetarëve, sepse barazia para ligjit, besimi në institucionet gjithashtu do të kontribuojnë edhe për investime në vend, pasi çdo investitor dëshiron të ketë klimë të besueshme dhe të parashikueshme… Domethënë është e rëndësishme për të gjitha aspektet, ekonomike dhe sociale”, shtoi Gir.  

Në lidhje me gjendjen e pronës dhe punën e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, Gir theksoi se Këshilli gjyqësor, Këshilli i prokurorëve publikë, Komisioni për parandalim të korrupsionit, duhet të vazhdojnë me mandatin e tyre që t’i përfshijnë të gjitha elementet që do të thotë sundimi efikas i së drejtës dhe marrje e besimit publik. ]

Mariçiq foli edhe për ndihmën dhe përkrahjen e ekspertëve të projektit edhe gjatë përpilimit të dy dokumenteve strategjike që i munguan shtetit tonë kohëve të fundit.

“Strategjia aktuale do të duhej të jetë e plotësuar deri në fund të këtij viti, ndërsa kjo krahas realizimit të saj, na obligon të fillojmë me strategjinë e re për periudhën 2022-2027, kështu që ky vit, 2021 do të jetë vit kur do të duhet tërësisht ta realizojmë strategjinë aktuale dhe ta përgatisim strategjinë e re për pesë vitet e ardhshme”, deklaroi Mariçiq.  

Në këtë kontekst ai tha se Kuvendi çdoherë  funksionon me shumicë prej të paktën 61 deputetëve, ndërsa për momentin shumica përbën 62 deputetë. Për ligjet e dy të tretave nevojiten 80 deputetë, dhe për këto ligje gjithmonë hapet dialog. Sa u përket ligjeve kyçe, siç tha, do të hapet dialog me opozitën dhe me partitë e tjera politike në Kuvend.

TË NGJAJSHME