Lidhja e veturës Opel Omega me rastin “Monstra”, dëshmoi shefi i MPB-së! Si dëshmitar propozohet edhe Mile Janakieski

Must Read

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu...
- Advertisement -

Cila është lidhja e veturës Opel Omega e gjendur afër vendit ku është kryer vrasja e pesëfishtë në rastin Monstra? Për të dhënë përgjigjën e kësaj pyetje, sot në seancën gjyqësore për rastin në fjalë si dëshmitar ishte i ftuar shefi i sektorit për mbikëqyrje në vendin e ngjarjes pranë SPB Shkup, Goran Milloshevski i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje natën e 12 prillit të vitit 2012. Milloshevski theksoi se atë natë gjatë inspektimit nuk e ka parë automjetin në fjalë.

“Më 13 prill në punë isha nga ora 07.00 deri në ora 15:00. Nga askush nuk kam marrë ndonjë njoftim se në Vrazhivir është gjetur veturë. Ndërsa nga shefi Vllado Mirçevski, u njoftova se në Vrazhivir me siguri është gjetur një automjet që lidhet me ngjarjen e 12 prillit”, tha Goran Milloshevski, dëshmitar.

- Advertisement -

I pyetur Milloshevski se si e kanë bërë lidhjen e veturës me vrasjen, Milloshevski u përgjigj se nga Qendra për njoftime dhe komanda kanë marrë lajmërim për ngjarjen dhe se kompetenca e tyre ka qenë vetëm inspektim në vendin e ngjarjes dhe jo të bëjnë lidhshmërinë e gjurmëve.

Avokati Naser Raufi tha se vetura e gjetur nuk ka të bëjë asgjë me vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

“Neve na intereson se kush është ai që ka lidhur këtë veturë me këtë delikt, ajo është puna kruciale. Ju e dini se menjëherë me 13 prill të nesërmen dikush ka lajmëruar që është një veturë që nuk e di në cilin kontekst ka lidhur veturën me rastin, duke marrë parasysh distancën prej 18-20 km, nuk e di se ku është logjika dhe praktikisht edhe provat tjera tregojnë se vetura nuk ka të bëjë me vendin e ngjarjes”, u shpreh Naser Raufi, avokat i të akuzuarve.

E avokatja e familjarëve të viktimave tha se dëshmia e sotshme nuk zbuloi asgjë konkret për rastin.

- Advertisement -

“Nuk ka diçka që do të kishte ndikuar për vendim më ndryshe në lidhje me procedurën ose informacione të rëndësishme për arsye se dëshmitari ishte i thirrur që të zbardhë lidhshmërinë e veturës Opel Omega. Si ka ardhur deri të njoftimi, ku ka qenë vetura e vendosur, megjithatë për ato rrethana nuk kishte asnjë njohuri sepse ai ka punuar në rrethana të tjera”, theksoi Dafinka Ivanovska, avokate.

Në ndërkohë mbrojtja e të akuzuarve parashtroi listë të dëshmive të propozuara të cilat duhet të prezantohen në seancat e ardhshme. Mes dëshmitarëve të cilët i propozoi mbrojtja është edhe Mile Janakievski, për bisedën lidhur me ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Seanca e ardhshme është caktuar për më 31 gusht. Për vrasjen e 12 prillit të vitit 2012, kur u vranë pesë djem të rinj akuzohen Halil Demiri, Afrim Ismailoviq (në arrati), Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

- Advertisement -

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në minutën e 5 të ndeshjes...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden në një anije humanitare gjermane,...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu Fati, ku e ka shpërblyer...

Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel ekspertësh, më 28 shtator.

Zaev takon Ambasadaorin holandez Jan Kop

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -