Nga partia Lidhja Demokratike e Maqedonisë thonë se para se Bullgarët të futen në Kushtetutë, është e nevojshme që Bullgaria të sigurojë reciprocitet, që maqedonasit të njihen dhe të mund të organizohen dhe të bashkohen përmes themelimit të qendrave kulturore, shoqatave të qytetarëve, partive politike dhe formave të tjera të shoqatave, të kultivimit dhe afirmimit të monumenteve kulturore, gjuhësore, historike dhe të tjera, të drejta që kanë në Maqedoni të gjitha bashkësitë etnike, përfshirë edhe bullgarët.
“Përderisa Bullgaria mohon popullin maqedonas, si dhe autenticitetin e gjuhës maqedonase, Republika e Maqedonisë nuk duhet të fillojë procedurë për ndryshimin e Kushtetutës. Ndaj Lidhja Demokratike nuk do të propozojë përfaqësuesin e saj në grupin e punës për ndryshimin e Kushtetutës. Lidhja Demokratike kërkon që Qeveria e Republikës së Maqedonisë drejtpërdrejt, por edhe me ndihmën e BE-së dhe SHBA-së, të insistojnë në njohjen e maqedonasve në Bullgari. Njohja e maqedonasve në Bullgari do të jetë një hap i vogël drejt Sofjes zyrtare, por me përmasa historike dhe fillimi i normalizimit të marrëdhënieve mes maqedonasve dhe bullgarëve, si dhe midis dy vendeve, Maqedonisë dhe Bullgarisë.”-thonë nga Lidhja Demokratike.
