Masat po zbuten, ndërsa qytetarët po relaksohen, a duhet të jetë kjo kështu. I analizuam numrat e publikuar zyrtarisht nga Instituti për shëndet publik. Filluam me numrin e viktimave, e ndamë me numrin e javëve nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Në javën e parë kishim vetëm 4 viktima nga Kovid-19, ndërsa kulminacioni është arritur në javën e gjashtë ku vetëm në një ditë kishim gjatë viktima, ndërsa gjatë gjithë javës gjithsej 23. Për momentin jemi në javën e nëntë, pjesëtim për rastin e parë të regjistruar, kështu që për vetëm tre ditë kemi 8 persona që kanë ndërruar jetë, që do të thotë, sipas këtyre informacioneve, nuk ka vend për relaksim.
I analizuam edhe të dhënat e OBSH, përkatësisht bëmë krahasim me numrin e viktimave në vendet fqinje, në një milion banorë. Kështu që Maqedoninë mund ta vendosim në vendin e njëjtë me Turqinë për shkak se numri i viktimave në një milion banorë pothuajse është identik. Maqedonia 51, ndërsa Turqia 50. Ndërsa, nëse bëjmë krahasim me vendet fqinje: Serbin, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Greqinë, më së shumti ka Serbia – 26, vijojnë Greqia dhe Bullgaria me 16, ndërsa e fundit është Shqipëria me 11 viktima në 1 milion banorë. Vetëm për krahasim, e vendosëm në listë edhe Gjermaninë, ku në 1 milion banorë ka 97 viktima.
Në grafikonin e ardhshëm analizuam numrin e rasteve të reja në krahasim me numrin e personave të testuar në nivel ditorë. Kështu që nga fillimi i muajit maj (01.05) kishim 362 teste në nivel ditorë, ndërsa janë regjistruar 29 raste pozitive. Më pas trendi i testeve të bëra në nivel ditorë bie, por ulet edhe numri i rasteve të reja. Kulminacioni arrihet nga fundi i muajit maj, fillon procesi i skriningut, kështu që më 19.05 kemi pasur 533 teste rekorde, por numri i të infektuarve nuk rritet drastikisht, por mbeti linear, siç ishte javën e kaluar. Më 19.05 kemi 22 raste të reja me Kovid-19.
Analizuam edhe numrin e personave të testuar me përqindjen e rasteve të reja, kështu që në fillim të prillit, kulminacioni është arritur më 04.04.2020 kur nga numri i testeve në nivel ditor 19% janë pozitiv nga numri i përgjithshëm i testeve. Më pas ajo rritje pëson rënie kah mesi dhe fundi i muajit prill, ndërsa në fillim të muajit maj kemi rritje të numrit. Kështu që më 11.05 është regjistruar kulminacion i ri i rasteve të reja nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra në nivel ditor, kështu që më 11.05 janë regjistruar 15% nga numri i përgjithshëm i testeve. Gjatë ditës së djeshme nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra, rreth 4% janë pozitiv me Kovid-19.
