Lidhja Europiane për Ndryshim akuzon BDI-në se ata janë frenuesit e vetëm të integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe për sundimin e ligjit, përcjell TV21. Sipas Ardian Demirit nga Lëvizja Demokratike, qëndrimet e kreut të BDI-së Ali Ahmeti se Këshilli Gjyqësor vepron i pavarur nuk qëndrojnë. Përmes disa fotografive të mëparshme të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa dhe Selim Ademi, thonë se të njejtit dirigjohen pikërisht nga BDI. Milazim Mustafa ka dorëzuar iniciativë për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ndërsa Selim Ademi në pranverën e vitit të kaluar, në mënyrë joligjore shkarkoi kryetaren e Këshillit, Vesna Dameva.
