Legjendës së futbollit i ra të fikët? Prej gjashtë ditësh në spital

TË FUNDIT

Legjenda e futbollit, Pele prej gjashtë  ditësh është i shtruar në spital për një problem shëndetësor ende të pazbuluar.

Mësohet se 80 vjeçari nuk është i sumurë rëndë, por ka gati një javë në spital.

Faqja e lajmeve Globo tha se Pele po kryente ekzaminimet rutinë në Spitalin Albert Einstein të Sao Paulos.

Menaxheri i biznesit gjithashtu reagoi duke thënë se nuk kishte arsye për t’u shqetësuar.

Frika e madhe mbizotëron pasi disa ditë më parë u raportua se legjendës i kanë të fikët, por më pas zërat u mohuan.