HMD Global zakonisht lëshon një telefon të ri premium Nokia në baza vjetore. Më parë, Nokia 9 PureView u lansua me vonesë në vitin 2018 për shkak të sfidave që lindën nga konfigurimi i pesë kamerave të pasme
Tani, duket se versioni më i ri i telefonit, Nokia 9.3 PureView, mund të jetë duke ndjekur gjurmët e paraardhësit të tij.
PhoneArena raporton se Nokia Anew mori konfirmimin e brendshëm se HMD Global ka vendosur të vonojë lansimin e Nokia 9.3 PureView, ashtu si versioni i mëparshëm. Vonesa do ta vendoste datën e saj të re të daljes në treg brenda gjysmës së parë të 2021, megjithëse nuk duket të ketë ndonjë datë të konfirmuar të lansimit të modelit të ri të telefonit.
Nokia Anew duket se nuk ka ndonjë informacion shtesë se pse po ndodh vonesa, sidoqoftë, si problemet origjinale mendohen të jenë sfidat e kamerës së PureView.
Modeli i ri i telefonit ishte planifikuar për t’u lëshuar me procesorin Snapdragon 865. Poashtu është përfolur që pajisja do të përfshijë një ekran me diagonalen prej 6.7-inç P-OLED me një shpejtësi rifreskimi 120Hz dhe një kamerë nën ekran.
GSMArena raporton se do të ketë një konfigurim të ngjashëm të kamerës Penta dhe një bateri 5000mAh që mbështet mbushjen e shpejtë pa tela. Do të vijë në dy ngjyra: blu ose të zezë.