Lamë pas vitin e pandemisë, 2021-ta vit i pritjeve dhe rimëkëmbjes

TË FUNDIT

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia dënohet me 9 vjet burg

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin...

Kida rrëmben vëmendje me ndryshimin e ri

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida përveç që njihet për projektet e saj, njihet edhe për eksperimentet që...

Guteresh mirëpriti hyrjen në fuqi të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guteresh mirëpriti hyrjen e sotme në fuqi të Traktatit për Ndalimin e Armëve...

Xhonson: Ka prova se varianti i ri i korona virusit është më vdekjeprurës

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, ka...

Përcollëm një vit të pandemisë dhe të gjitha pritjet janë të përqendruara kah viti 2021. Pritjet e institucioneve kompetente vendore janë që nga një vit i cili përfundoi me rritje negative, norma pozitive të realizohen në vitin 2021. Projeksione për shkallë pozitive për vitin 2021 kanë edhe pushteti edhe Banka Popullore, si dhe organizatat ndërkombëtare.

Pritjet pozitive në fillim të vitit 2020 u zbehën me fillimin e pandemisë në mars. Dhe kështu pritjet për norma pozitive, u shkrinë në norma negative në tremujorin e dytë, tretë dhe të katërt. Tremujori i parë në të cilin filloi pandemia, por e kaploi vetëm muajin e tretë pas 10 marsit, realizoi normë të rritjes së PBV prej 0,9 treguan të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Tremujori i dytë ka rënie më të ulët, prej minus 14,9 për qind. Tremujor në të cilin edhe pritjet ishin se pandemia do të ketë ndikim më të madh, tremujor në të cilin pjesa më e madhe e firmave në sektorë të caktuar ishin mbyllur. Tremujori i tretë, tremujor i rihapjes së ekonomisë, në të cilin filluan të hiqen tashmë disa masa restriktive dhe të zbatohen masa antikrizë, me mbështetjen e shtetit. Rënien të cilën e regjistroi Enti Shtetëror i Statistikës në tremujorin e tretë ishte minus 3,3 për qind, në kushte të tempos së ngadalësuar të rënies së aktivitetit në sektorin industrial dhe të shërbimeve, ndërsa rritje në sektorin e ndërtimtarisë dhe të bujqësisë.

Rënien e aktivitetit ekonomik, siç potencoi ministri e amortizuan masat antikrizë. “Nëse nuk veprohej shpejtë përmes konsumit publik, rënia ekonomike për tre tremujorët e parë do të ishte 1,2 pikë procentuale më e madhe, gjegjësisht në vend që 5,9 për qind për tre tremujorët e parë, do të ishte 7,1 për qind”, konsideron ministri.

“Kriza shëndetësore – ekonomike në periudhën e kaluar të vitit 2020 kishte ndikim të fuqishëm në realizimin e Buxhetit. Gjithashtu, masat gjithëpërfshirëse të miratuara të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19 të shprehura përmes katër pakove të masave, të cilat ishin në drejtim të amortizimit të goditjes ndaj ekonomisë dhe stimulimit të konsumit, kishin ndikim në aktivitetin ekonomik dhe përmes tyre u mundësua mbrojtje e vendeve të punës, u sigurua likuiditet i Buxhetit, u servisuan obligimet më prioritare, me vendosjen në minimum të të gjitha shpenzimeve më pak produktive”, vlerësoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Sipas ministrit dekompozimi i PBV sipas anës së shpenzimeve tregon se në tremujorin e tretë ka rimëkëmbje të investimeve, gjegjësisht rritje prej 4,2 për qind, pas rënies së lartë prej 3,4 për qind në tremujorin e tretë. Rritja e investimeve në tremujorin e tretë del nga investimet e rritura për punë ndërtimore dhe investimet në pajisje dhe makina, në kushte të rritjes së ndërtimtarisë dhe importit të të mirave kapitale. Rritja e fuqishme e konsumit publik vazhdoi edhe në tremujorin e tretë, në drejtim të përballjes me pandeminë dhe pasojat e saj ndaj popullatës dhe ekonomisë. Te konsumi privat ka dinamikë të ngadalësuar të rënies e cila është 4,1 për qind, përkundër 13 për qind në tremujorin e dytë, me çka ndikim të konsiderueshëm kishte masa për mbështetje financiare të qytetarëve, si dhe mbështetja kreditore nga bankat.

Pritjet janë se kriza do të zgjasë të paktën deri në tremujorin e parë të vitit 2021, ndërsa kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi pako të reja të masave.

“Pako të reja të masave do të ketë, kriza do të zgjasë të paktën deri në tremujorin e parë. Pritjet tona janë se gjysmëvjetori i parë i vitit të ardhshëm do të jetë edhe dalje nga kjo krizë në përgjithësi dhe për këtë është me rëndësi që të diskutohet. Qeveria do të zhvillojë pako të reja në bazë të dialogut social në të cilin janë përfshirë edhe kompanitë dhe punëtorët përmes sindikatave. Deri më tani kemi mirëkuptim, për raste të caktuara dhe ne ofrojmë ndihmë administrative me qëllim që kompanitë t’i shfrytëzojnë mjetet për paga për punëtorë dhe vende të punës”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Ai shtoi se janë siguruar para për mbështetje për kovid edhe në vitin 2021 dhe se në buxhet janë rezervuar tashmë në programe kovid, ndërsa ka edhe mjete shtesë edhe në dikastere të tjera.

“Shteti tashmë ka rezervuar 50 milionë euro për kovid-program për vitin 2021. Në mënyrë shtesë 17 milionë janë për paga. Në vetë dikasteret kemi 30 milionë. Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, për familje në rrezik, por edhe ministritë tjera kanë rezervime të këtilla. Dhe shpresojmë se nuk do të jenë të gjithë 12 muajt, ndërsa do të jenë një, dy, tre, varësisht nga vaksina. Nëse në janar vjen vaksina, ndërsa presim të vijë përmes rrugëve më të shpejta, sepse nga sistemi Kovaks thonë në mars, por kemi edhe rrugë më të shpejta”, theksoi kryeministri, i cili shtoi se nëse kriza zgjat më gjatë do të bëjnë rebalanc të buxhetit dhe do të sigurojnë para.

Fokusi në ekonomi në periudhën e ardhshme do të jetë para së gjithash rimëkëmbje, por edhe vendosje e bazave për rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme. Janë paraparë masa dhe politika për rritje të përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike, të drejtuara kah menaxhimi i mirë – gjegjësisht sundim të drejtësisë, çrrënjosjen e korrupsionit dhe ngritjen e kapacitetit të institucioneve. Gjithashtu, sigurimin e qëndrueshmërisë fiskale, qëndrueshmërisë makroekonomike dhe financiare. Sigurim edhe të zhvillimit lokal dhe rajonal të barabartë, mjedis jetësor të qëndrueshëm dhe të shëndoshë dhe digjitalizim të ekonomisë dhe shërbimeve publike.

Në kushte të rimëkëmbjes së pritur të investimeve, konsumit dhe kërkesës së jashtme, rritja ekonomike në vend është projektuar në 4,1 për qind, sipas skenarit themelor, i cili përfaqëson dobësim të krizës shëndetësore dhe përmirësim në etapa të pasqyrës epidemiologjike, shfrytëzim më të lartë të kapaciteteve prodhuese dhe shërbyese, efekte të favorshme nga masat ekonomike, si dhe besim të rritur te konsumatorët dhe investitorët.

Parashikimet e Bankës Qendrore për vitin e ardhshëm janë se ekonomia vendore do të shënojë rritje prej 3,9 për qind.

“Në vitin 2020 projektojmë rënie të aktivitetit ekonomik prej 4,9 për qind përkundër rënies prej 3,5 për qind në prill dhe ciklit të prilli të projeksioneve në kushte të realizimeve më të dobëta në gjysmën e parë të këtij viti dhe vlerësime për rimëkëmbje më të ngadalshme në gjysmën e dytë, duke i pasur parasysh valën e dytë të pandemisë. Në afat të shkurtë parashohim rimëkëmbje graduale, por mesatare të aktivitetit ekonomi me norma të rritjes prej 3,9 për qind, 3,6 për qind dhe 4 për qind në vitin 2021, 2022 dhe 2023. Kjo normë e rritjes domethënë se ekonomia do të kthehej në nivel e para krizës gjatë vitit 2022, tha në konferencë për media guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, në të cilën i prezantoi projeksionet e nëntorit.

Sipas Bankës Popullore pasojat e krizës do të ndjehen edhe në vitin 2021, përderisa rimëkëmbje e plotë dhe kompensim i humbjeve ekonomike pritet gjatë vitit 2022. Rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik në dy vitet e ardhshme pritet të mbështetet edhe nga kërkesa vendore, në kushte të stabilizimit të tregut të punës, vazhdimësi e rrjedhave kreditore, rritje e besimit, si dhe mbështetje e mëtutjeshme fiskale e konsumit, ndërsa veçanërisht e investimeve. Njëherësh, impuls ndaj rritjes pritet edhe nga segmenti eksportues, i cili, sipas BP, po rimëkëmbet relativisht shpejtë, i mbështetur nga riaktivizimi i shpejtë i zinxhirëve globalë të prodhimtarisë, ndërsa në periudhën e ardhshme edhe nga rimëkëmbja e kërkesës së huaj.

Vlerësime të Bankës Popullore për periudhën 2020-2023 dërgojnë për efektet e vazhduara nga pandemia, përkundër vlerësimeve të prillit për karakter më afatshkurtër të krizës shëndetësore. Projeksionet për ekonominë vendore tregojnë për rënie më të madhe në vitin 2020 dhe rimëkëmbje më mesatare të mëtutjeshme, dhe atë rënie pritet te të gjitha komponentët e PBV-së, me të që më i lartë te investimet bruto prej 12, 8 për qind, konsumi personal rënie prej katër për qind, ndërsa eksporti 11,7 për qind.

Prej vitit 2021, sipas Bankës Qendrore, do të ketë rimëkëmbje me kontribut pozitiv të të gjitha komponentëve të rritjes në kushte të rrethinës më të favorshme të jashtme dhe vendore dhe pasigurisë së ulur, që ndikon ndaj vendimeve për investim dhe konsum, të cilat do të mbështeten edhe nga aktiviteti solid kreditues.

Në afat të shkurtër sipas projeksioneve afatmesme të Qeverisë pritet 4,6 për qind rritje në vitin 2022, 5,2 për qind në vitin 2023, 5,6 për qind në vitin 2024 dhe 5,9 për qind në vitin 2025. Në periudhën prej vitit 2026 deri në vitin 2030 parashihet stabilizim i normës mesatare të rritjes ekonomike në 5,75 për qind në vit.

TË NGJAJSHME