Lajçak: Është koha që dialogu Kosovë – Serbi të përfundojë me sukses

TË FUNDIT

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak në rrjetin social Twitter deklaroi se është koha që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses.

“Sot janë bërë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses”, shkroi Lajçak në Twitter.