Ky është shteti më i vogël në botë me vetëm 48 banorë

TË FUNDIT

Ishujt Pitcairn janë një pikë e vogël në planet, konkretisht në Paqësor, midis Zelandës së Re dhe Perusë me vetëm 48 banorë.

Së fundmi, në qendër të vëmendjes ka qenë ai, pasi janë lejuar martesat e homoseksualëve. Edhe pse asnjë banor i ishullit nuk është homoseksual apo ndonjë çift tjetër homoseksual nuk ka shprehur interes për të shkuar atje për t’u martuar.

Pitcairn, i banuar për herë të parë në 1790, është një koloni britanike, por ka njëfarë autonomie ligjore dhe për këtë arsye konsiderohet si vendi më i vogël në botë për sa i përket popullsisë.