Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi heqjen e TVSh-së për produktet bazike ushqimore dhe uljen e TVSh-së dhe akcizës për derivatet e naftës, transmeton TV21.
Në seancën plenare që përfundoi pak minuta para mesnatës, deputetët i dhanë dritë jeshile pakos anti-krizë të Qeverisë me të cilën parashihet ulje e barrës së krizës ekonomike.
“Për” votuan 95 deputetë, ndërkaq asnjë nuk ishte “Kundër” dhe “përmbajtur”.
LEXO EDHE:
- Xhaferi i thotë Apasievit: Mirë që ke atlete dimrit e mund të shkosh në shtëpi
- Ankohet Ilire Dauti: Ka dy vjet që s’është pranuar asnjë amendament i ASh-së
Me këto ndryshime të ligjeve TVSH do të ulet nga nga 5 % në 0% për produktet ushqimore bazë akciza do të ulet nga 18% në 10% tek derivatet të naftës./TV21
