Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Miceski akuzoi pushtetin se nuk i kanë marrë parasysh propozim-ndryshimet për ligjin për akciza dhe TVSH të dorëzuar nga VMRO-DPMNE qysh para 2 javëve, ndërsa tani Qeveria po aktron sikur i shpëton qytetarët, ndërsa vetë Qeveria e krijoi këtë situatë, thonë nga VMRO-DPMNE në seancën plenarë për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe të ligjit për akciza.
“Ju si shumicë parlamentare do të kishit pranuar që të mos I humbnim këto 12 ditë pa nevoj, por me amendamente kishit mundur të reagoni në zgjidhjen ligjore ekzistuese dhe turmat para pompave të benzinës, panika mes njerëzve dhe pasiguria tek qytetarët, pasigurinë tek kompanitë do ta kishit rregulluar. Tani e gjithë kjo shkon në favor tuajin dhe është vetëm meritë e juaja e gjitha kjo tani”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se propozimet e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE janë vendosur në procedurë të rregullt në seancën e 15 marsit, ndërsa shtoi se këtë seancë e ka thirrur duke parë si porosi edhe nga opozita edhe pushteti.
“Ndoshta janë të njëjtat propozime me procedurë të shkurtër, por porosia edhe nga pushteti edhe nga opozita ishte që Kuvendi të reflektoj dhe është e udhës që deputet të veprojnë. Për këtë arsye që mbrëmë kur i mora propozimet, unë thirra seancë në afat më shkurtër nga ajo që e parasheh Rregullorja”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, u shpreh se është e kuptueshme që zgjidhjet t’i shohin në mënyra të ndryshme, por në fund duhet sjellë vendime që u vijnë në ndihmë qytetarëve në kohë krize
“Në fund të ditës unë me të vërtetë nuk shoh nevojë për zhurmë në situatë të tillë, nuk shoh nevojë. T’i gjejmë masat e përbashkëta të cilat më së miri, me të gjitha mjetet në dispozicion, do t’u ndihmojnë qytetarëve, kompanive që të gjithë bashkë të dalim nga kjo krizë”, deklaron Mitrevski.
Me këto ndryshime të ligjeve TVSH do të ulet nga nga 5 % në 0% për produktet ushqimore bazë akciza do të ulet nga 18% në 10% tek derivatet të naftës.
