Xhaferi i thotë Apasievit: Mirë që ke atlete dimrit e mund të shkosh në shtëpi

TË FUNDIT

“Sido që arrijnë, me goma të verës ose të dimrit, mirë që ke atlete të dimrit dhe mund të shkosh në shtëpi”.

Kështu i ka thënë kryetari i Kuvendit, Dimitar Apasievit në seancën ku po miratohen ulja e TVSh-së edhe akcizës, transmeton TV21.

Ky reagim i Xhaferit erdhi pasi në proceduralen e tij, Apasievi tha se deputetë e shumicës, qoftë me goma të verës apo të dimrit, erdhën edhe nga Mavrova vetëm e vetëm që të votojnë “për” ndryshimet ligjore të propozuara.

“Askund në Rregullore nuk parashihet ajo çfarë e thua, sepse kishe procedurale”, i tha më tej Apasievit pasi ky i fundit reagoi duke thënë se ai mund të flasë çfarë të dojë në foltore./TV21