Kuvendi filloi me punë, mbahet takimi koordinues/ VMRO-DPMNE do të vazhdojë me bllokadë

TË FUNDIT

Me shumë gjasa zgjedhja e gjykatësve kushtetues do të jetë puna e parë do të bëjnë deputetët ditëve në vijim. Kuvendi sot edhe zyrtarisht filloi me punë, ndërsa në takimin koordinues, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ju ka sugjeruar deputetëve që të vazhdojë me punë Komisioni për zgjedhje dhe emërime.

“Kryetari Xhaferi u sugjeroi koordinatorëve të grupeve parlamentare që prej nesër të vazhdojë me punë Komisioni i Zgjedhjeve dhe Emërimeve sipas pikës për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, ndërsa komisionet tjera të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë me shqyrtimin e pikave të mbetura nga rendet e ditës.”- thanë nga Kuvendi i RMV-së.

Gjykata kushtetuese punon vetëm me 5 gjykatës, ndërsa i nevojiten 9. Në takimin koordinues nuk mori pjesë koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Miceski. Kanë njoftuar se do të vazhdojnë bllokadën e Kuvendit.

Koordinatori i grupit parlamentarë të  LSDM-së, Jovan Mitreski apeloi deri të VMRO-DPMNE-së se në vend të bllokimeve, ofendimeve dhe pengesave në Kuvend, është e nevojshme funksionalitet dhe efikasiteti i shtëpisë ligjvënëse.

“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot refuzoi të merr pjesë në koordinimin e sotëm tek kryetari i Kuvendit. Sinqerisht shpresoj se kjo sjellje në të ardhmen do të ndryshoj. Nuk dua të besoj se VMRO-DPMNE nuk e kanë mësuar leksionin dhe as nuk e ka pranuar mesazhin nga qytetarët. Bëj thirrje që opozita të merr mësim nga e kaluara dhe në vend të bllokadave dhe destruksioneve të veprojë në mënyrë konstruktike dhe me përgjegjësi”.- pohoi Jovan Mitreski, koordinator i GP-LSDM

Në takimin e sotëm, Mitreski tha se nuk është folur për ndryshimet kushtetuese e as për referendumin e paralajmëruar nga VMRO-DPMNE për propozimin francez.