Kurse rrymën për mjedisin

TË FUNDIT

Më 22 Prill, për nderë të Ditës së Tokës, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe organizata lokale Iniciativa për Ambient dhe Zhvillim Lokal (IAZHL) organizuan aksion vetëdijësues për Efiçiencën e Energjisë eletrike në komunën më të ndotur të Kosovës, në Obiliq. Ky aktivitet është përkrahur nga Komuna e Obiliqit, Drejtoria për Shërbime Publike si dhe Qendra për Punë Sociale, e cila ndihmoi në identifikimin e familjeve me asistencë sociale në këtë komunë. Këtyre familjeve iu bë ndërrimi i poçëve elektrik nga ata të thjeshtë me ata efeçient në 20 familje të cilat jetojnë me asistencë sociale.

Njëkohësisht, me këtë rast u organizua edhe një aksion rrugor në qendër të Obliliqit ku u shpërndanë broshura me informatat praktike për Efiçiencë të Energjisë për të rinjë, amvisëri dhe biznese dhe u shpërndanë poça eletrik efiçient për qytetarët.

Nga këto aktivitete qytetarët e Obiliqit u informuan për rëndësinë e Efiçiencës së Energjisë. Fokusi kryesor ishte tek informimi i qytetarëve që Efiçienca e Energjisë rezulton në përfundim të të gjitha aktiviteteve të zakonshme me konsum më i ulët të energjisë. Marrja e masave të tilla ndikon në zvogëlim të dukshëm të faturave individuale të energjisë elektrike si dhe njëkohësisht ndikon në mbrojtjen e përgjithshme të mjedisit dhe të planetit Tokë.

Këto aktivitete u realizuan në kuadër të projektit “Doing more with less” i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe mbështetet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.