Në vitin 2008 kishte inflacion, ndërsa “zjarrin” e shuanin me “benzinë”, përsëri printuan të holla dhe e gjithë kjo tani reflekton, thotë profesor d-r. Kenan Cërnkiq i cili ligjëron shkenca ekonomike në Vjenë ndërsa ka qenë profesor edhe në Fakultetin ekonomik në Sarajevë, Zagreb dhe Madrid.
Kur isha në Harvard thoshin- Kur Volstriti do të teshtijë, e gjithë bota merr infeksion të mushkërive”. Ajo që do të ndodhë në Amerikë pas tre muajve duhet të ndodhë në Evropë, ndërsa pas gjashtë muajve ta ndjejmë ne këtu, shpjegon ai. Kovidi i “theu zinxhirët” ndërsa gjendja aktuale në Ukrainë dhe Rusinë kontribuoi për rritjen e çmimeve të energjencave, miellit, vajit. Çmimet, thotë ai, rriten paralelisht me panikun që përhapet mes qytetarëve.
“Vlerësimi i ekonomistëve seriozë është se inflacioni do të jetë dyshifror deri në fund të vitit. Duhet të dihet ku të investohet në kohë inflacioni, do të thotë, në pronë të patundshme, ari…Por, krahas asaj krijohet edhe panik. Njerëzit blejnë ari, mendojnë se ky është investim i sigurt, ndërsa çmimi është i mbivlerësuar dhe tepër i lartë”, tha prof.d-r. Kenan Cërnkiq.
Nga BPRM thonë se masat e ndërmarra fiskale duhet t’i zbusin efektet afatshkurta. Nëse ka presione më të theksuara nga ana e kërkuesve, Banka popullore do të reagojë me instrumentet që i ka në dispozicion.
“Projeksionet më të reja të Bankës qendrore botërore për inflacionin në BE-në si partner ynë më i rëndësishëm, si dhe revizionet në rritje të çmimeve të energjencave dhe ushqimit në botë, janë tregues për inflacion më të lartë edhe te ne gjatë këtij viti, ndërsa pastaj, vitin e ardhshëm do të ketë ulje. Rritja më e vogël ekonomike do të thotë edhe kërkesë më e vogël për mallra dhe shërbime”, vlerësojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.
Të paktën një herë në muaj kontrollohet politika monetare. Institucionet ndërkombëtare financiare vlerësojnë se Banka popullore udhëheq politikë adekuate monetare, thonë nga Banka Popullore.
