Kundërshtojnë ndërtimit e pallatit katërkatësh: “Po cenon autenticitetin e pjesës së vjetër të qytetit të Ohrit”

TË FUNDIT

Një grup qytetarësh nga Varoshi i Ohrit ngritën sërish zërin, duke kërkuar që të ndërpritet ndërtimi i godinës katërkatëshe në zonën e mbrojtur, vetëm pak hapa larg nga Instituti dhe Muzeu. Janë të indinjuar që pavarësisht përpjekjeve për të mbrojtur Ohrin nën UNESCO, autoritetet vazhdojnë të shkelin ligjin në pjesën e vjetër të qytetit. Thonë se institucionet janë selektive, disa pushtetarë mund të ndërtojnë ndërtesa të larta dhe disave nuk u lejohen as të kenë garazhe. Frikësohen se ndërtimi që cenon autenticitetin, mund të shkaktojë rrëshqitje dhe dëmtim të rrugës nga makineritë e rënda dhe prishje të statikës së banesave përreth.

“Vetë Ligji për Qendrën e Vjetër të Ohrit thotë se përmasat e objekteve urbane nuk guxojnë të ndryshohen as në gjerësi, as në lartësi, as në gjatësi. Ky është një shembull klasik i shndërrimit të P+1 në P+3. Mendimet e tyre, të cilat janë krejtësisht të gabuara dhe të bëra qëllimisht, thonë se lartësia është në sipërfaqen e tokës dhe ngritja fillon nga themelet e jo nga rruga”, tha Mirçe Risteski – banor.

“Gjatë gërmimit ka pasur gjetje, ka qenë një mur i tërë i kalasë, kishte varre, janë gjetur objekte prej argjendi dhe xhami. Themeli i kësaj shtëpie ka qenë në pjesën e poshtme, kështu që kanë ndërtuar një argjinaturë prej një metër e gjysmë për të arritur në këtë lartësi”, deklaroi Konstantin Ainoski – banor.

“Kërkojmë nga institucionet kompetente për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që të ndalojnë dhe anulojnë miratimin e konservimit dhe lejen e ndërtimit. Me këtë projekt “ekspertët” po mbrojnë arkitekturën e lashtë të Ohrit“, theksoi Naum Aionski – banor.

Nga Instituti dhe Muzeu i Ohrit thonë se objekti disponon dokumentet e nevojshme për ndërtim në përputhje me planin e menaxhimit të trashëgimisë kulturore.

 “Në çdo rast, procedura është ndjekur. Janë ndjekur të gjitha dokumentet e dorëzuara më parë dhe çdo gjë që ka dalë nga vendi ynë është e rregullt. Është lëshuar miratimi për konservim, i cili është miratuar edhe nga Administrata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe është respektuar Plani për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit dhe Ligji për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore”, tha Katerina Velkovska, drejtor Instituti dhe Muzeu në Ohër.

Fatkeqësisht, ky nuk është i vetmi objekt i tillë në Varosh. Aktivistët qytetarë theksojnë se problemi më i madh sipas rekomandimeve të UNESCO-s është urbanizimi i tepruar që degradon qytetin.