Edhe përkundër këkresave të shumta të kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dmitrievski që Kumanova të futet në karantinë 14 ditore, TV21 mëson që Qeveria në seancën e sotme ka vendosur që një masë e tillë të mos vihet në funksion. Në fuqi do të ngelen masat e njëjta të deritanishme.
