Kuleba nuk do të vijë në Shkup për shkak të Lavrovit, takimin do ta bojkotojnë edhe vendet baltike

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm ukrainas Dimitro Kuleba nuk do të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup dhe Ukraina do të përfaqësohet në forum nga një delegacion i MPJ-së së tyre. Federata Ruse po shkatërron vazhdimisht OSBE-në, duke abuzuar me rregullin e konsensusit. Duke bërë shantazh dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta, Rusia ka bllokuar sistematikisht konsensusin për çështjet kryesore. Bllokimi i kandidaturës së Estonisë për të kryesuar OSBE-në në vitin 2024 është bërë gjithashtu opsionale. Përveç kësaj, Rusia ka arrestuar ilegalisht tre ukrainas – përfaqësues të OSBE-së, të cilët janë në burg për më shumë se 500 ditë, shkroi në rrjetet sociale Oleg Niholenko nga MPJ e Ukrainës. Përveç Ukrainës, takimin e OSBE-së në Shkup do ta bojkotojnë edhe vendet baltike për shkak të pranisë së Llavrovit. Estonia, Letonia dhe Lituania njoftuan se nëse Llavrov vjen, ata nuk do të marrin pjesë. Fakt është se gjatë takimit të OSBE-së që po mbahet në Shkup, makineria ushtarake ruse sulmon ukrainasit e pafajshëm dhe dëbon fëmijët me gjakftohtësi.