Duke filluar prej sot, disa komuna si Shkupi, Kumanova, Likova, Shtipi, Tetova, Bogovina, Bërvenica, Tearca, Zhelina dhe Jegunovca do të hynë në orë policore të gjatë 80 orë.
Ora policore në këto komuna do të fillojë sot prej orë 21:00, për të përfunduar të hënën në ora 5 të mëngjesit.
Në komunat tjera, ora policore sot do të fillojë në ora 21:00 dhe përfundon ditën e nesërme në ora 5 të mëngjesit. Të premten, të shtunën dhe të dielën do të fillojë prej orës 16:00 deri nesër në ora 05:00.
Do të lejohet qarkullimi i punonjësve bujqësor dhe do të punojnë barnatoret pa ndërprerë. Gjithashtu ndalesë nuk do të ketë për personat me nevoja të veçanta dhe shoqëruesit e tyre.

