E shkruar me dorë me alfabet cirilik në fletë të bardhë të formatit A4. E dërguar përmes burgut, e jo përmes mbrojtësit të tij, Vllatko Kekishov pendohet që ka përmendur personin e gabuar si vrasës i Vanjës dhe Pançes, por shkruan se atëherë ka pasur frikë. Në deklaratën e shkruar para dy ditëve, ndërsa të dërguar deri te trupi gjykues thotë se doras i vrasjeve është Velibor Manev. Në fund të letrës qëndron nënshkrimi i tij.
Në deklaratën e Kekishovit shkruan se gjatë kohës së vrasjes, Pallço ka fjetur në selinë e partisë “DESNA” dhe nuk ka qenë me ta.
Përndryshe Kekishov dhe Manev janë ata që kanë dhënë dëshmi para policisë kur u arrestuan se Pallevski është kryerësi i vrasjeve. Kekishov e ka dërguar policinë në vendin ku ka qenë trupi i të miturës ndërsa Manev në vendin ku ka qenë i vrarë Zhezhovski.
Para gjykatës Penale dëshmi dhanë edhe tre dëshmitarë të lidhur me lëvizjen dhe aktivitetet e akuzuarit Lupço Pallevski. Stefan Dimkovski konfirmoi se e ka dërguar Pallçon nga Beogradi në Turqi, ku i akuzuari ka vendosur që ta operojë kurrizin. Megjithatë Dimkovski nuk ka dëgjuar bisedime për operacion të tillë. Sipas tij, Pallevski më 3 dhjetor ka përmendur se policia ka qenë në partinë DESNA dhe ka arrestuar disa persona. Ai ka qëndruar në shtëpinë që e ka marrë me qira për tre muaj me çmim prej 150 eurove.
Dëshmitari Llambe Buçkov ka deklaruar se që nga 1 dhjetori Pallço e ka ditur se policia po e kërkon dhe se e ka informuar për hetimin në lidhje me zhdukjen e vajzës dhe automjetin “pick-up (pikap)”. Buçkov i cili paraprakisht ka punuar në MPB konfimroi se Pallevski ka poseduar pistoletë dhe se ka marrë 15 mijë euro si paradhënie nga një mik të pasur. Tha se gjashtë muajt e fundit ka qenë vazhdimisht i ndjekur.
Eroll Osmani dëshmoi se një ditë pas rrëmbimit të Vanjës, Pallevski ka qenë te ai që të rregullojë një kazan. Osmani ka vërejtur dëmtime në pikapin që Pallevski e ka drejtuar, por i akuzuari nuk i ka përmendur se planifikon të udhëtojë.